Nuancat që duhen shmangur kur dekoroni shtëpinë

A keni hyrë ndonjëherë në një dhomë dhe keni ndjerë menjëherë një ndjenjë qetësie ose rehatie?

Ngjyrat që përdorni për të dekoruar shtëpinë tuaj bëjnë të gjithë ndryshimin kur bëhet fjalë për krijimin e atmosferës së duhur.

Ngjyrat blu, të verdha dhe jeshile shoqërohen lidhen shpesh si nuanca me lumturinë dhe relaksimin – por ç’mund të themi për ngjyrat të cilat duhet ti shmangim për muret dhe arredimet e brendshme?

Sipas terapistit Momtaz Begum-Hossain, e kuqja dhe e zeza duhet të shmangen me çdo kusht nëse doni të krijoni një atmosferë paqësore në shtëpinë tuaj ose të paktën të përdorni me masë.

E kuqja është më mirë të injorohet në ambientet e brendshme, sepse mund të jetë tepër stimuluese dhe shoqërohet me zemërim, ndërsa e zeza thith të gjithë dritën në një dhomë.

Sigurisht, kjo varet dhe nga nuancat. Të kuqet e ndezura apo të kuqet flakë janë më dominueset, ndërsa një ngjyrë kafe më e errët është më pak intensive.

Nëse ju pëlqen e kuqja, nuk keni nevojë t’i shpërfillni të gjitha. Në vend të kësaj, pjesët e kuqe në sendet dekorative mund ta bëjnë dhomën tuaj të ndjehet mikpritëse, të tilla si një orendi dekorative apo një vazo.

Ndërsa muret dhe mobiljet e zeza mund të duken moderne, madje edhe luksoze nëse vendosen siç duhet, në fakt kjo ndodh rrallëherë. Thënë shkurt, nëse nuk arrin të kombinosh mirë dhe të vendosësh masën, shtëpia kthehet në një ambient të zymtë dhe të mërzitshëm.

Nëse doni një hapësirë relaksuese dhe një shtëpi sa më komode dhe të këndshme, sugjerohet të zgjidhni ngjyrën pastel.

E verdha konsiderohet si ngjyra më e fortë për humorin, e ndjekur nga bluja, vjollca dhe jeshile.

“Egjiptianët e lashtë e nderonin të verdhën pasi ajo simbolizon diellin dhe perënditë e diellit që ata adhuronin, kështu që ata shpesh e përdornin në veprat e artit”.

Jo vetëm kaq, por ngjyra e verdhë në shtëpi mund t’ju ndihmojë të merrni vendime dhe të rrisni fokusin tuaj kështu që hiqni; marigoldin ose ngjyrën e limonit dhe okrës kur jeni duke dekoruar dhomën ku punoni apo studioni.

*Tibo News