Notarja humb ndjenjat në pishinë, momenti kur e shpëton trajnerja e saj

Ky është momenti i trishtë kur notares artistike amerikane Anita Alvarez i bie të fikët teksa po garonte në ujërat e pishinës dhe papritur nuk po merrte më frymë dhe po fundosej në fund. Fatmirësisht 25 vjeçarja u shpëtua nga trajnerja e saj spanjolle.

Ngjarja ndodhi teksa notarja po garonte në Kampionatin Botëror të Ujit në Budapest.

Andrea Fuentes u hodh menjëherë në pishinë pasi pa notaren e saj, e duke e nxjerrë në sipërfaqe.

Notarja u dërgua me barelë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ajo do të vlerësohet nga mjekët për të marrë një vendim nëse do të lejohet të vijojë konkurrimin, ndonëse shkaku pse i ndodhi nuk është bërë ende i qartë. Trajnerët thonë se janë situata të cilat ndodhin në disa raste dhe në sporte të tilla.

Kjo nuk është hera e parë që notares i bie të fikët në pishinat e garës.

Edhe vitin e kaluar gjatë një ndeshjeje kualifikuese Olimpike në Barcelonë, asaj i ra të fikës dhe ishte po trajnerja që e shpëtoi.

*Tibo News