Nostalgjia e të parit TV me familjen, por sa mund t’i rezistojmë telefonit?

Nuk janë shumë të largëta vitet kur prindërit dhe fëmijët, apo qofshin këta të fundit të rritur, uleshin në divan, duke parë të gjithë një film, një dokumentar apo një emision.

Po sot?

Sot e sigurt është se nuk ndodh si më parë. Gjithsecili, me një tablet, një telefon, një ekran shtesë, sheh atë që dëshiron, në ekranin e vogël, pa komunikuar, pa pritur që të gjithë të ulen për të play-uar filmin e dëshiruar. Një gjë dihet, që telefoni dhe interneti na duhet të gjithëve, dhe sa mirë do ishte sikur qasja ndaj tyre të mos kishte asnjë problematikë. Por a na merr malli për ekranin, divanin dhe mbledhjen familjare, kryesisht fundjavave? Dhe më e rëndësishmja, a është kjo liri një kërcënim për shoqërinë tonë?

***

Cilat janë problemet nëse ndalojmë së bashku të shikojmë TV?

Së pari, ti mund të kesh një serial apo dokumentar dhe të ka pëlqyer aq shumë sa mezi pret të flasësh për të me kolegët e punës apo miqtë. Por kjo ditët e sotme nuk ndodh shpesh. Mund të të ndodhë që mund të jesh i vetmi në grupin tënd që e ke parë, dhe emocionet je i ‘detyruar’ t’i mbash për vete, sa kohë të tjerët flasin për diçka tjetër.

Le të marrim një tjetër shembull: Koronavirusin. Teksa Covid goditi Zvicrën, shumë vijuan të punonin, qoftë nga shtëpia e qoftë nga zyra me numër të reduktuar. Por disa ende mblidheshin me njëri tjetrin. Por këtu lindi problematika. Ata që nuk kishin parë lajmet, nuk kishin për çfarë të flisnin. Preferuan të mos mblidheshin më dhe në vend të kësaj, të dilnin për shëtitje, për të ruajtur një shëndet të mirë mendor. Megjithatë, izolimi është një zgjedhje e dëmshme për aspektin social.

Kjo do të thotë se secili është i lirë të shikojë dhe të bëjë çfarë të dojë, por a mund të përdoret ky argument në jetën sociale? A rrezikohet vetmia?

Konspiracioni:

Teoritë e konspiracionit dhe teoricienët e konspiracionit janë në rritje. Nëse bombardoheni me informacione të njëanshme, jeni në rrezik të zhvilloni një pikëpamje shumë të njëanshme. Mediat sociale dhe mënyra se si funksionojnë algoritmet paraqesin një kërcënim të rëndësishëm pasi qëllimi kryesor i një algoritmi të tillë është të sigurohet që një person të qëndrojë për aq kohë sa të jetë e mundur. Algoritmi fokusohet në dhënien e informacionit përkatës në vend të një tabloje të plotë.

Kjo mund të çojë në radikalizim dhe një ringjallje të lëvizjeve që devijojnë.

Nëse doni të krijoni mendimin tuaj, duhet të dëgjoni të gjitha palët. Mund të jetë e vështirë, por është e nevojshme nëse kërkoni të dini vetëm të vërtetën.

Hendeku i komunikimit me më të moshuarit

E mbani mend kohën kur prindërit apo gjyshërit flisnin për një emision dhe ju thjesht shtonit informacionin dhe krijonit një përshtypje mbi qasjet e brezit të tyre? Sot është e vështirë të flasësh me gjyshin apo gjyshen për një film apo program. Gjyshërit nuk e kanë idenë e Netflix dhe YouTube, kur të vetmet që shohin janë emisionet apo lajmet në gati dy kanale kombëtare. Më parë, fëmijët, nipërit e mbesat e kishin idenë e një emisioni. Nga tre, të paktën njërin e shihnin, ndërsa sot nuk e kanë idenë se për çfarë po flet gjyshja me aq zell e emocion.

Komunikimi mes gjeneratave po vështirësohet akoma më shumë sepse kemi humbur bazën dhe kontentin e përbashkët.

Qëllimi kryesor i një platforme është që të të mbajë përdoruesit sa më shumë që të jetë e mundur. Ata bëjnë gjithçka që ti të komsumosh sa më shumë nga ajo platformë. Nëse i referohemi me shembull: Nëse sheh një serial në Netflix, pasi të shohësh episodin e parë, automatikisht të del episodi i dytë, kjo për të të mbajtur para ekranit, dhe për hir të së vërtetës, ka seriale të që mbajnë të lidhur pas ekranit.

Më parë, kur ne shihnim televizor, diskutonim për orë të tëra, dhe duhet të prisnim të nesërmen për të parë vazhdimin.

E mesa duket, në ditët e sotme duhet të punojmë shumë për vetë-disiplinim, më shumë se kurdo.

Marrëdhëniet

Konsumimi i tepërt mund të ndikojë në marrëdhënien tuaj.

Edhe nëse ju dhe partneri juaj shijoni të njëjtat shfaqje, në fakt kaloni pak kohë duke folur së bashku, duke dalë jashtë, duke qenë aktivë dhe jo vetëm duke parë televizor pa mendje ndërsa jeni ulur pranë njëri-tjetrit.

Të parit televizor së bashku me partnerin, në fakt nuk bën pothuajse asgjë për një marrëdhënie. Po, ndoshta mund të përqafohesh pak dhe të prekësh. Por dy orë shikim në TV së bashku janë të barabarta me rreth pesë minuta bisedë ose shëtitje. Nuk ka të bëjë me sa kohë kaloni së bashku, por me sa vëmendje i kushtoni partnerit tuaj gjatë kësaj kohe.

Çiftet që shikojnë Netflix gjatë gjithë kohës nuk duken më të lumtur se çiftet e zëna me punë.

Pra, mos e llogarisni kohën që kaloni së bashku. Në vend të kësaj, bëni të llogaritet koha që ju kaloni bashkë.

***

10 vite më parë, ishte shumë e vështirë të gjeje njerëz me interesa të përbashkëta, e sidomos me tematika të pazakonta. Por sot, ti mundesh të gjesh çfarëdo, kudo dhe në kohë reale. Pra ti nuk mbetesh më ai personi i çuditshëm.

Bota është shumë më e lidhur sesa kurrë më parë dhe ky është shansi juaj për të gjetur çdo gjë që dëshironi dhe keni kureshtje.

Nëse shikoni gjithmonë të njëjtat programe dhe të njëjtat shfaqje televizive, nuk do të hasni kurrë ndikime të kulturave të ndryshme. Me YouTube, për shembull, ju mund të shihni krijues nga e gjithë bota dhe duke treguar një pjesë të kulturës së tyre.

Sigurisht, ju jeni të kufizuar nëse flisni vetëm anglisht. Megjithatë, ka edhe shumë folës që nuk janë vendas që bëjnë video cilësore dhe japin vlera.

Ekspozimi ndaj ndikimeve të ndryshme dhe kulturave të ndryshme është pikërisht ajo që i duhet botës tani. Ne nuk mund të jemi shumë të lidhur dhe të varur nga njëri-tjetri dhe, në të njëjtën kohë, të përpiqemi të pretendojmë se një vend ose një fe i ka të gjitha përgjigjet. Ekspozimi i vetes në shfaqje të reja mund të ndihmojë për të zgjeruar horizontin dhe për të fituar një vlerësim për kulturat e tjera.

***

Nuk ka pasur kurrë një kohë në histori ku arsimi të ishte kaq i disponueshëm për të gjithë. Të mos harrojmë se ka ende shumë njerëz pa lidhje interneti apo pajisje të përshtatshme. Megjithatë, për shumë njerëz, arsimi është vetëm një klikim larg. Ndërsa më parë, duhej të kishe prindërit e duhur, të ndjekje shkollën e duhur, të paguaje universitetin e duhur dhe të njihje njerëzit e duhur për të gjetur një punë të mirë.

Dhe sot mjedisi po ndryshon me shpejtësi.

Merrni si shembull marketingun online. Universitetet e kanë të vështirë të mbajnë në hap me ndryshimet dhe të japin informacion të përditësuar. Me internetin dhe një telefon, keni zgjedhjen për të kërkuar informacionin që ju nevojitet dhe për të vlerësuar edukimin mbi argëtimin.

Epo…. vërtetë na mungon të ulemi në divan me familjen. Por nga ana tjetër është e vështirë për t’i rezistuar gjithë këtij informacioni që ofron interneti me telefonin. Megjithatë, duhet besuar fort në fuqinë e teknologjive të reja për të thyer barrierat kulturore dhe ekonomike.

Një gjë është e sigurt, fuqia është në duart tuaja, përdoreni atë me mençuri!

*Tibo News