Norvegjia i dërgon Ukrainës 10 mijë predha moderne

Ministria norvegjeze e Mbrojtjes njoftoi se i ka dërguar Ukrainës 10 mijë predha moderne artilerie me rreze të gjatë. Ministri norvegjez i Mbrojtjes ndau informacionin se Ukrainës i kanë dërguar ndihmë ushtarake në vlerën 600 mijë euro që nga fillimi i luftës së Rusisë.

Ndër të tjera Gram informoi se predhat artilerike që kanë dërguar në Ukrainë mund të godasin objektivat në një largësi 30 km.