Norvegjia dhe Britania e Madhe ndihmojnë Ukrainën

Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar do të dërgojnë së bashku mikro-dronë në Ukrainë për të ndihmuar në luftën e saj kundër pushtimit rus njoftoi Ministria Norvegjeze e Mbrojtjes. Dronët Black Hornet të zhvilluara nga Norvegjia kanë vlerë deri në 9.25 milionë dollarë.

Paketa përfshin njësi Black Hornet, pjesë këmbimi, transport dhe trajnim, të cilat do të financohen nga një fond i udhëhequr nga Britania në të cilin Norvegjia ka kontribuar.

Ministria shtoi se Ukraina kishte kërkuar për këtë lloj pajisjeje për të ndihmuar në luftimin e luftës.