Noah i “Stranger Things”, milioneri që zgjodhi të punojë në verë

Kryesisht të rinjtë mezi presin periudhën e pushimeve të verës në mënyrë që ta shijojnë dhe argëtohen sa më shumë, por një pjesë zgjedh të punojë gjatë kësaj periudhe për të mbuluar shpenzimet e veta a qoftë për të kursyer për shkollën. Ylli i “Stranger Things” është në grupin e atyre që punuan këtë verë, pavarësisht se të ardhurat e tij nuk ia kanë nevojën shumës së re.

Aktualisht Schnapp, është duke punuar si roje shpëtimi, si shumë adoleshentë të tjerë. Për të puna është pak a shumë si argëtuese.

@1ovingst

billy? no. #noahschnapp @noahschnapp #noahschnappedit #getschnapped #edit #lifeguard #blowup #tiktok #1ovingst #foryou

♬ original sound – sophia

 

“Unë jam rritur me një jetë normale, miq normalë dhe gjëra jashtë “Stranger Things”. Kështu që kjo më ka mbajtur me këmbë në tokë,”- u shpreh ai.

Noah Schnapp është 17 vjeç dhe ka një pasuri prej 4 miliona dollarësh. Ai u pagua me 250 mijë dollarë për një episod dhe të ardhurat e tij vjetore janë prej 700 mijë dollarësh.