Njoftimi me rëndësi për shqiptarët që ndodhen në Turqi

Fatkeqësia natyrore e tërmetit që ka marrë jetën e të paktën 11 mijë personave në Turqi dhe në Siri ka hidhëruar jo vetëm banorët e dy vendeve por mbarë botën që është solidarizuar.

Deri më tani nuk flitet për viktima apo të lënduar shqiptarë që janë rezidentë në Turqi apo që ndodheshin atje në momentin e tërmetit me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter, por ministria e Jashtme shqiptare ka publikuar një njoftim tepër të rëndësishëm.

Të gjithë shqiptarët që kanë nevojë për ndihmë, duhet të telefonojnë në numrat që ministria ka vënë në dispozicion. Janë tre numra, për Tiranën, Stambollin dhe Ankaranë. Numrat janë në funksion 24 orë, po ashtu adresa e emailit.

Njoftimi i plotë si më poshtë:

Lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit në Turqi .

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në:

Tiranë: (+355) 696 773 168

Stamboll:(+90) 539 656 621 9

Ankara: (+90) 549 561 198 5

në dispozicion, në ndihmën tuaj 𝟮𝟰/𝟳 dhe në adresën e email-it:

emergjencat@mfa.gov.al

Në solidaritet me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet zyrtare turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

Mbi 8.700 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Mbërrin në Turqi ekipi i dytë i FA për të ndihmuar pas tërmetit

OKB ofron 25 mln dollarë ndihmë humanitare për Turqinë dhe Sirinë

*Tibo News