Njoftimi me rëndësi nga ambasada për shqiptarët e prekur nga zjarret në Greqi

Zjarret në Greqi kanë shkaktuar gjendje alarmi në Greqi sidomos në ishullin Rodos, dhe 2500 të evakuuar nga Korfuzi.

Si një prej vendeve ku ndodhen shumë shqiptarë, ka familjarë që janë të shqetësuar për to dhe duan të dinë nesë janë prekur nga situata dhe nëse janë larguar nga zonat me rrezik. Ambasada shqiptare në Greqi ka publikuar një njoftim me rëndësi ku u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarëve që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri dhe që kanë nevojë për ndihmë, të konktaktojnë në adresat si më poshtë.
Njoftimi i plotë

NJOFTIM
Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë:
Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile , në numrat e telefonit
0030-213 1510903
0030-213 1510953;
Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit
0030-210 3681730
0030-210 3681259
0030-210 3681350;
Ambasadën në Athinë në numrin e emergjencave 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve 𝟮𝟰/𝟳 dhe në adresën e email-it embassy.athens@mfa.gov.al.
Në solidaritet me Greqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.