Njihuni me të mirat që vijnë nga livanda

Vetitë e livandës i kemi dëgjuar dhe janë të shumta.

Përdoret gjerësisht, sidomos në kozmetikë.

Muaji i duhur për këtë bimë është pikërisht qershori ndaj duhen përfituar nga benefitet që sjell.

 

  • Është bimë qetësuese dhe njëkohësisht e gjithanshme

Ka një aromë të njohur nëpër botë dhe është e mbushur me veti të ndryshme, të njohura që nga romakët e lashtë.

Kjo bimë përdoret për scrub, për vajra esencialë si dhe parfume.

Ajo që e bën livandën të jetë e gjithanshme është prania e linalool, substancë kjo që ka ndihmon në qetësim, specifikisht në sistemin nervor qendror.

 

  • Përfitimet në lëkurë

Te një nga vetitë më të njohura të saj futet efekti qetësues që sjell, i cili ndihmon në luftën kundër pagjumësisë dhe stresit.

Vajrat esencialë dhe parfumi kryejnë funksione të ndryshme në kujdesin e lëkurës.

Në kujdesin e lëkurës, livanda kryesisht është për lëkurat e yndyrshme si dhe ndihmon në luftimin kundër puçrrave dhe akneve.

 

  • Ndihmon qetësimin pas irritimit

Nga distilimi i livandës përftohet distilati dhe ndihmon në qetësim.

Veçanërisht ndihmon për qetësimin nga djegiet që shkakton dielli si dhe irritimet.

Njëkohësisht, ky lëng i përfituar nga distilimi i livandës lufton edhe rrathët e zinj.

 

  • Përdorimi i livandës si parfum

Kjo bimë e gjithanshme është e shpërndarë edhe në fushën e parfumeve.

Për shkak të fuqive të saj, përdoret si parfum duke lënë aromën e saj të çlirojë ndjesi relaksuese.

Ajo në momente të tilla ndihmon duke qetësuar mendjen.

Livanda është gjithashtu një zgjidhje ideale për fëmijët.

 

  • Banja me livando

Përdorimi i kësaj bime nuk është vetëm në kozmetikë, por që në kohët e hershme, për shkak të fuqive thuajse magjike, është njohur si protagoniste kundër negativitetit.

Përveç gjumit të qetë, tregohet se i dhuron qetësi edhe ambienteve shtëpiake.

Një zakon i njohur është varja e tufës së livandës pas derës së përparme për shmangien e fatkeqësive.