
Njihuni me një prej aktoreve më të paguara të këtij viti, në Hollywood
Hollywodi është ëndrra për shumë aktorë, por pak arrijnë të jenë pjesë e tyre.
Përpos pasionit të madh, dihet se pagesat e tyre janë edhe shumë të larta.
Besojmë se ju ka rënë në sy edhe “Barbie”, ku pjesë e saj janë Margot dhe Ryan, që luajnë rolet e Barbie dhe Ken.
Nëse pyesni veten sa paguhet Margot për rolin në “Barbie”, duhet të dini që është një shumë jashtëzakonisht e lartë.
Milionat e saj sa vijnë e rriten në nivele stratosferike dhe kjo vjen edhe për faktin se Margot ka luajtur role të mira në filma me zë, siç janë “Once Upon a Hollywood”, “The Wolf of Wall Street”, “I” si dhe “Tonya”.
Duke ditur dhe suksesin e “Barbie”, audienca u bë kurioze edhe për pagesën e personazheve.
Sipas një raporti nga Variety, Margot ka fituar 12.5 milionë dollarë për “Barbie”.
Ky fakt e bën atë një prej aktoreve më të paguara për vitin 2022.
Aktorja në fakt është shprehur se ka pasur etikë të fortë pune gjithmonë.
“Kam punuar tre punë në të njëjtën kohë. Kam punuar në një farmaci, një zyrë, në një magazinë, kam bërë katering. Gjithmonë përpiqesha të kurseja para,” – u shpreh ajo.
Në 2019 ajo numëronte si të sajat 23.5 milionë dollarë, kjo kryesisht falë “Birds of Prey” ku u pagua me plot 10 milionë dollarë.
Përveç rolit, ajo ishte edhe producentë, kjo shtonte më shumë potencialin e fitimit.
“Unë kurrë nuk do ta shes shpirtin tim për një rrogë. Nuk kam nevojë për para sepse nuk jam ekstravagante. E ndaj shtëpinë time në Londër me pesë të tjerë. Unë synoj të qëndroj saktësisht i njëjti person që kam qenë gjithmonë. Familja dhe miqtë e mi më mbajnë në tokë,” – ka thënë Margot.