
Njihuni me krijesën që jeton me ne dhe mos besoni po deshët
Mund t’ju duket pak e habitshme, por në të vërtetë disa insekte jetojnë në fytyrën tonë. Këtë e thotë një dermatolog amerikan me emrin Scott Walter i cili është bërë tepër i famshëm në TikTok dhe numëron mbi 900 mijë ndjekës. Së fundmi ai ka treguar se instekte të vogla të quajtura Demodez jetojnë në fytyrën tonë dhe mos mendoni se nuk jeni një prej tyre.
Këto insekte sipas dermatologut janë të lidhur me merimangat dhe ato që i njohim si buburrecë, por ato kanë 8 këmbë dhe pëlqejnë të jetojnë mbi fytyrën tonë, në pore duke u ushqyer me sebumin tonë dhe yndyra që krijohet natyrshëm në lëkurë.
Por para se të ndjeni panik duhet të kuptoni se ato nuk janë armiq për ne. Madje i kemi miq, ndaj pranojini dhe ata do qëndrojnë aty të lumtur!
Dermatologu thotë se nuk ka asnjë mënyrë për ti hequr qafe, vetëm nëse keni probleme të tjera shëndetësore apo nëse po përjetoni probleme me lëkurën. Insektet e fytyrës qëndrojnë rreth folikulave të flokëve, vetullave dhe qerpikëve, po ashtu pranë veshit dhe zonave pubike.
Në shumicën e rasteve nuk shkaktojnë asgjë. Megjithatë këshillohet të lani fytyrën dy herë në ditë me larës jo me përmbajtje sapuni.
Por nëse po përjetoni ekzema, acarime, skuqje dhe kruarje të fytyrës duhet të shkoni tek dermatologu.