
Njihuni me vajzën që ka emrin më të gjatë në botë
Shumë prindër e gjejnë veten duke kërkuar për një emër unik për fëmijën, duke marrë frymëzim nga shumë gjëra, apo emra me domethënie.
Por në vend që të zgjidhte diçka të pazakontë, Sandra Williams vendosi të zgjedhë një emër unik duke e krijuar me shumë, shumë, shumë shkronja, për vajzën e saj të vogël.
Kur vajza e saj lindi më 12 shtator 1984, prindërit e saj shkruan Rhoshandiatellyneshiaunneveshenk Koyaanisquatsiuth Williams në certifikatën e saj të lindjes.
Megjithatë, tre javë më vonë ata vendosën se nuk ishte i gjatë mjaftueshëm, kështu që ata paraqitën një amendament me një emër të gjatë me plot 1,019 shkronja. Ata gjithashtu shtuan një emër të mesëm me 36 shkronja.
Pas ndryshimit, emri i saj u vendos:
Rhoshandiatellyneshiaunneveshenkescianneshaimondrischlyndasaccarnae renquellenendrasamecashaunettethalemeicoleshiëhalhinive’onchellecaundenesh eaalausondrilynnejeanetrimyranaekuesaundrilynnezekeriakenvaunetradevonneya vondalatarneskcaevontaepreonkeinesceellaviavelzadaënefriendsettajessicanneles ciajoyvaelloydietteyvettesparklenesceaundrieaquenttaekatilyaevea’shauëneorali aevaekizzieshiyjuaneëandalecciannereneitheliapreciousnesceverroneccalovelia tyronevekacarrionnehenriettaescecleonpatrarutheliacharsalynnmeokcamonaeloies alynnecsiannemerciadellesciaustillaparissalondonveshadenequamonecaalexetiozetia quaniaenglaundneshiafrancethosharomeshaunnehaëaineakoëethauandavernellchishankcarl inaaddoneillesciachristondrafaëndrealaotrelleoctavionnemiariasarahtashabnequcka gailenaxeteshiataharadaponsadeloriakoentescacraigneckadellanierstellavonnemyiat angoneshiadianacorvettinagodtaëndrashirlenescekilokoneyasharrontannamyantoniaaquin ettesequioadaurilessiaquatandamerceddiamaebellecescajamesauënneltomecapolotyoajohny aetheodoradilcyana.
Certifikata e saj e lindjes ishte 0.60 metër.
Meqenëse nuk është emri më i lehtë për përdorim të përditshëm, miqtë dhe familja e saj e quajnë thjesht Jamie.
Gjatë një interviste me Oprah në vitin 1997, kur Jamie ishte vetëm 12 vjeç, mamaja e saj shpjegoi vendimin për t’i vënë vajzës një emër kaq të gjatë.
Ajo tregoi: “Më duhej të bëja diçka për të thyer rekordin botëror dhe të hyja në Guinness. Më duhej të sigurohesha që emri i saj do të ishte unik. Nuk doja që emri i saj të ishte si i askujt tjetër tjetër. Emri i saj duhej të ishte ndryshe dhe unë duhej të isha në librin Guinness”.
Teksasi në SHBA ndryshoi ligjin në mënyrë që fëmijëve t’u vendosej një emër që përshtatej dhe nuk dilte jashtë katrorit në formularin e certifikatës së lindjes.
Iu deshën gjashtë vjet për të krijuar idenë e emrit, i cili është një kombinim i filmave, makinave dhe të afërmve.
Pavarësisht nga problemet logjistike, Jamie e pëlqen emrin e saj të pazakontë, duke shpjeguar se fama që i ka sjellë do të thotë që ajo duhet të udhëtojë dhe të humbasë shkollën.
*Tibo News