“Njeriu plaket kur do vetë”: Mbretëresha Elizabeta II-të refuzon çmimin e të moshuarit të vitit.

Mbretëresha Elizabeta II-të refuzoi çmimin e të moshuarit të vitit, akorduar nga revista ‘The Oldie”.

Sekretariati i familjes mbretërore konfirmoi refuzimin e çmimit nën arsyetimin se “mbretëresha nuk i plotëson kriteret për të, për më tepër që ajo beson se njeriu plaket kur do vetë”.

“Mbretëresha iu përcjell përgëzimet më të ngrohta dhe lutet që ju të gjeni një person më të denjë për trofeun tuaj” – u shpreh në letrën e saj.

Elizabeta II-të, 95-vjeçare, në shkurt të 2022 feston 70 vjetorin e inagurimit, duke u bërë kështu monarku më jetëgjatë në fronin e Mbretërisë së Bashkuar.