
Njeriu i vitit 2022 nga Time
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është shpallur “Personi i Vitit” për vitin 2022 nga revista Time.
Time tregon se lideri 44-vjeçar, i cili u shfaq në kopertinën e publikuar të mërkurën, frymëzoi ukrainasit dhe mori vlerësime globale për guximin e tij në rezistencën ndaj pushtimit shkatërrues të Rusisë.
Revista shkruan se suksesi i Zelenskyy si lider i kohës së luftës është mbështetur në faktin se ‘guximi është ngjitës’.
Revista Time filloi traditën me shpalljen e personave të vitit që në vitin 1927.
Nderi iu dha CEO -s së Teslas, Elon Musk për vitin 2021, pasi kompania e tij e makinave elektrike u bë prodhuesi më i vlefshëm i makinave në botë.
Këtë vit kandidatë të tjerë ishin për titullin, përfshirë grupin korean pop Black Pink si “Argëtuesit e Vitit” të Time.
Michelle Yeoh, një aktore malajziane që luajti në filmin “Çdo gjë kudo, të gjithë përnjëherë”, u emërua “Ikona e Vitit” nga Time.
*Tibo News