
Njerëzit që nuk janë infektuar me COVID-19, nuk kanë miq
Njerëzit që nuk janë infektuar ende me COVID-in, ndoshta nuk kanë miq, tha një mjek nga Koreja e Jugut.
“Të rriturit që nuk janë infektuar ende me COVID-19 janë ata që kanë probleme ndërpersonale,” shkroi në Facebook Ma Sang-hyuk, i cili është nënkryetar i Shoqatës Koreane të Vaksinave.
Ai e fshiu postimin pasi ngjalli kritika dhe u përhap gjerësisht në internet.
Në të njëjtën ditë që mjeku postoi komentet e tij, Koreja e Jugut regjistroi një rekord 400 741 raste të reja të koronavirusit.
Të mërkurën, rastet totale të COVID në Korenë e Jugut arritën në 10 milionë, ekuivalente me rreth 20% të popullsisë së saj, sipas Reuters. Me rastet e rënda dhe vdekjet në rritje në vend, shtëpitë funerale dhe krematoriumet tani po mbingarkohen.