Njerëzit po shokohen nga fotoja e Tom Cruise

Aktori Tom Cruise është parë në krahë të princit William  në një event bamirësie i organizuar në Londër. Duket se princ William nuk është në ditët më të mira të jetës së tij, pas konfirmimit të diagnozës së kancerit për të atin.

Por, këtë herë vëmendja e medias është te Tom Cruise, që ra në sy për ndryshimet në fytyrën dhe flokët e tij.

61-vjeçari, vazhdon të habisë të gjithë ndjekësit e tij për faktin se çdo herë e më shumë shfaqet me portretin e tij rinor, pa rrudha dhe me ballin e tendosur, figurë që duket se do e ruajë edhe për protagonizmin e radhës në filmin “Mission Impossible 8”, që do të dalë në kinema vitin e ardhshëm.

Nëntorin e kaluar, një ekspert i kirurgjisë estetike u shpreh për Tom se ai ka bërë botoks të theksuar, por vetë aktori nuk ka pranuar publikisht se ka bërë ndërhyrje në fytyrën e tij.

Me kalimin e viteve, është e kuptueshme sidomos në radhët e personazheve VIP që trajtimet estetike të kthehen në normë për të përmirësuar dhe ndryshuar portretin dhe pamjen e jashtme.