Njerëzit e këtyre shenjave të horoskopit nuk shfaqen ashtu siç janë

Bota është plot me njerëz të ndryshëm, personalitete dhe karaktere të larmishme. Situatat në jetë ndikojnë në formimin e gjithësecilit. Por disa tentojnë të hiqen si dikush që në të vërtetë nuk janë dhe këtë nuk e themi me konotacion negativ. Me gjasë të gjthë e kanë njohur një person të tillë gjatë jetës, ndërsa astrologët flasin me shenja. Ata thonë se janë 4 shenja të zodiakut të cilët hiqen si dikush që nuk janë në të vërtetë. Nëse gjeni shenjën tuaj në listë mos e merrni dhe aq ‘personale’, sidomos ju që besoni.

Binjakët:

Të lindurit nën shenjën e binjakëve e kanë të vështirë të lejojnë natyrën e tyre të vërtetë të shfaqet dhe të qëndrojnë me të. Siç e tregon vetë shenja, ata janë dy në një trup. Njihen për personalitet të dyfishtë dhe e kanë të lehtë të vendosin maskë e të hiqen si ata që nuk janë. Ata mendojnë se nëse shfaqin vetën e tyre të vërtetë njerëzit do të mundohen të përfitojmë. Por vlen të theksohet se kjo nuk do të thotë që binjakët janë njerëz negativë.

Akrepi:

Akrepët njihem për misterin e tyre, ata munden shumë kollaj të sillen ndryshe në punë dhe ndryshe në shtëpi. E kanë talent të imitojnë dikë tjetër për argëtim por njëkohësisht mund të flasin pas krahëve të dikujt nëse vërtet janë lënduar. Edhe pse një akrep nuk ka frikë të largojë dikë nga jeta. Akrepi njihet për hakmarrje dhe nëse lëndohet shumë, nuk e ka problem ta bëjë zemrën gur dhe të bëhet njeriu më i frikshëm, thellë brenda tyre nuk do donin, por duket se nuk kanë zgjidhje tjetër.

Shigjetari: Shigjetarët njihen si njerëz analitikë, të logjikshëm dhe të arsyeshëm. Por nëse nje shigjetar inspirohet nga një person që dukshëm është më i përgatitur, ka gjasë që të fillojë të sillet si ai. Ata shkojnë 3arg, sa venë në dyshim edhe identitetin e tyre duke u përpjekur të bëhen si ai dikushi që kanë frymëzim. Zakonisht shigjetarët ndjekin modele të mira, dhe ndryshojnë edhe për t’i bërë përshtypje dikujt që duan, sepse fundja duan të marrin atë që duan.

Ujori:

Njihen si njerëz të ftohtë, të akullt dhe jo emocionalë. Për të shmangur dëmtimin emocional, ata përpiqen të shfaqen më të ftohtë dhe sikur nuk kanë ndjenja. Duan të pushojnë por e mbajnë veten të zënë me punë. Ujorët nuk i shfaqin problemet e tyre dhe nuk kërkojnë ndihmë, edhe pse duan. Kjo sepse në sytë e të tjerëve nuk duan të duken të dobët dhe vulnerabël. Duhet pranuar që ujorët janë të parët që ofrohen për të ndihmuar të tjerët.