Një vajzë “e fshehtë” shfaqet në testamentin e Pele-së

Në 29 dhjetor të vitit 2022 u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare “Mbreti” i futbollit Pele.

Përveç talentit të padiskutuar në fushë, Pele ka qenë i përfshirë në një vorbull lidhjesh dhe martesash.

Mediat në Brazil njoftojnë se jeta e tij i ngjan një telenovele, ndërsa në dritë ka dalë një fëmijë që më parë nuk ishtë “njohur” nga Pele.

Gjithçka është mësuar pas leximit të testamentit të Pele. Vajza e cila quhet Sandra, erdhi në jetë nga marrëdhënia e Pele me pastruesen e tij, Anisa Machada dhe u nda nga jeta në 2006 nga kanceri. Ndërkohë ADN e ka konfirmuar atë si vajzën e Pele, me këtë të fundit që i dha të drejtën për të mbajtur mbiemrin e tij.

Kështu, fëmijët e Sandrës që janë nipërit dhe mbesat e Pele duket se janë përfshirë në testamentin me vlerë 15 milionë euro.

Kjo është shuma që Pele ka lënë pas dhe ka përfshirë fëmijët e tij. Veç 5 vajzave dhe 2 djemve, Pele duket se iu ka lënë diçka edhe nipërve dhe mbesave nga pasuria e tij.

*TiboNews