Një tjetër vit me zjarre dhe temperatura të larta?

Ndërsa një landfill u dogj jashtë kryeqytetit të mërkurën, kryeministri indian Narendra Modi paralajmëroi se temperaturat në vend po rriten shumë shpejt.

Vapa ekstreme ka përfshirë zona të mëdha të Indisë dhe Pakistanit këtë javë dhe pason marsin më të nxehtë në më shumë se 100 vjet.

Temperaturat vënë më shumë se një miliard njerëz në rrezik të ndikimeve shëndetësore të lidhura me nxehtësinë, thanë shkencëtarët. Në kryeqytetin New Delhi, temperaturat kanë kaluar 38°C prej disa ditësh dhe parashikohet të vazhdojnë rritjen.

Dhjetra njerëz vdesin çdo vit nga zjarret në spitalet dhe fabrikat indiane, kryesisht për shkak të ndërtimeve të paligjshme dhe standardeve të dobëta të sigurisë. Një rritje e re e rasteve me COVID-19 ka shtuar rrezikun.

Zjarret në Delhi kontribuojnë gjithashtu në ajrin toksik në kryeqytetin më të ndotur në botë. Zjarrfikësit luftuan të mërkurën për të shuar zjarrin në vendin e landfillit të quajtur Bhalswa, ndërsa banorët që jetonin rrotull kishin shumë probleme me frymëmarrjen.

Ndërkohë autoritetet thonë që shkaku i zjarrit është nën hetim.