
Një tjetër qytet ukrainas nën sulmet e raketave ruse, 21 viktima
Makinat e djegura dhe rrënojat shtriheshin në rrugë, ndërsa punëtorët pastrojnë mbeturinat në qytetin ukrainas të Vinnytsia.
Zyrtarët thonë se qyteti u godit nga raketa ruse duke vrarë të paktën 21 njerëz, përfshirë tre fëmijë. Dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Presidenti ukrainas Vlodomyr Zelenskiy e quajti atë një akt terrori.
“Sot, në mëngjes, raketat ruse goditën qytetin e Vinnytsia, një qytet i zakonshëm dhe paqësor. Raketat e lundrimit goditën dy objekte të komunitetit. Shtëpitë u shkatërruan. Një qendër mjekësore u shkatërrua. Makinat dhe tramvajet ishin në flakë. Ky është një akt terrori rus”.
Ministria ruse e mbrojtjes, e cila mohon se ka shënjestruar qëllimisht civilët dhe nuk ka komentuar menjëherë për sulmin.
Kërkimet vazhdojnë për të gjetur të mbijetuar. Shërbimet e urgjencës thonë se nuk ka gjasa të gjejnë ndonjë nën rrënoja.
Sulmi erdhi një ditë pas një përparimi në bisedimet midis Moskës dhe Kievit, për të zhbllokuar eksportet e grurit të Ukrainës, por situata aktuale nënvizon se sa larg mbeten të dy palët nga një zgjidhje paqeje.
Vinnytsia, një qytet me 370,000 banorë, pret selinë komanduese të Forcave Ajrore të Ukrainës, sipas një faqeje zyrtare ushtarake ukrainase.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe 40 vende të tjera kanë rënë dakord të koordinojnë hetimet për krimet e dyshuara ruse të luftës në Ukrainë.
Ata do të krijojnë një grup për hetime, trajnimin e prokurorëve ukrainas dhe zgjerimin e numrit të ekipeve mjeko-ligjore që veprojnë në Ukrainë.
Me rreth 23,000 hetime për krime lufte tani të hapura nga vende të ndryshme të botës, zyrtarët thonë se provat duhet të jenë të besueshme dhe të organizuara.
Rusia ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në krime lufte.