
Një tjetër padi për TikTok-un
K.S., një vajzë 14-vjeçare ishte 12 vjeç kur shkarkoi për herë të parë TikTok, një aplikacion me të cilin dukej se të gjithë miqtë e saj ishin të lidhur.
Ishte fillimi i vitit 2020 kur sapo u godit Bota nga COVID-19, dhe K.S nisi që kohën e lirë t’ja dhuronte TikTokut.
K.S. është një fëmijë i fiksuar pas sportit që pati shumë sukses duke luajtur futboll dhe basketboll, por me kalimin e kohës së saj në TikTok, sjellja e saj ndryshoi. Të paktën kështu është shprehur nëna e saj duke shtuar se vuri re dhe çrregullime në të ushqyerin.
Nëna nuk e dinte ende, por vajza e saj po zhvillonte një çrregullim të rrezikshëm të të ngrënit që përfundimisht do të kërkonte që ajo të shtrohej në spital me 94 kilogramë, me një rrahje zemre në pushim prej 40 deri në 44 rrahje në minutë (diapazoni normal për grupmoshën e saj është midis 60 deri në 100), dhe kjo çoi në një proces rikuperimi të vazhdueshëm dhe të mundimshëm.