
Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë, dhjetëra të lënduar
Autoritetet turke janë vendosur në gjendje gatishmërie, pas tërmetit të fuqishëm 5.9 të shkallës Rihter që goditi vendin gjatë orëve të para të mëngjesit sot, duke lënduar rreth 50 qytetarë. Sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Turqisë, pas tërmetit kryesor, janë regjistruar gjithsej 106 pasgoditje.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në afërsi të qytetit Duzçe, rreth 210 kilometra në lindje të Stambollit.
Lëkundjet e tërmetit kanë qenë mjaft të forta, ndërsa raportohet se janë ndjerë deri në Stamboll dhe Ankara.