Një street photographer nëpër Tiranë

Brian Hoxha, një fotograf i cili mund t’ju ketë rastisur në rrugë teksa fotografon portrete a objekte, e nëse jo në rrugë, në rrjete sociale si “Dritëhije” e keni hasur padyshim.

Tashmë një profesion, por gjithçka ka nisur si një pasion i fëmijërisë së tij. Briani kujton një fotografi kur ishte vetëm një vjeç, më një aparat në dorë, një pasion i trashëguar nga i ati i tij.

Në një intervistë për Tibo News ai foli mbi fillimet e këtij pasioni dhe rrugën drejt kthimit në profesion.