
Një satelit i cili do të monitorojë ujin në Tokë
Një njësi satelitore e Nasa-s do të shërbejë për monitorimin e sipërfaqeve të ujit në Tokë.
Sateliti SWOT do të gjurmojë pjesën më të madhe të liqeneve, lumenjve, deteve dhe oqeaneve duke matur thellësinë e tyre për të ndihmuar shkencëtarët që të kuptojnë sesi ndryshojnë ato me kalimin e kohës.
Ndihma që ky sistem satelitor pritet të jap lidhet edhe me zbutjen e ndryshimeve klimatike pasi shkencëtarët do të kenë të dhëna mbi karbonin dhe nxehtësinë atmosferike.
Gjithashtu SWOT do të ketë një ndikim të drejtpërdrejt në situatën e përmbytjeve dhe thatësirave.
Shkencëtarët do të jenë në gjendje të vëzhgojnë tiparet e oqeaneve si dhe baticat dhe zbaticat me 10 herë rezolucionin e teknologjisë aktuale.
Sateliti SWOT u zhvillua nga Nasa në bashkëpunim me agjencinë franceze të hapësirës.
Për ndërtimin e tij ndihmuan edhe Agjencia Kanadeze e Hapësirës si dhe Agjencia Kanadeze e Hapësirës.
*TiboNews