Një rrugë në Greqi me emrin e 20 vjeçares shqiptare Klaudia Lata

Një rrugë në Larisa të Greqisë mund të marrë emrin e shqiptares Klaudia Lata. Klaudia Lata është vajza 20-vjeçare e cila humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Greqi më 27 Shkurt 2023.

Propozimi u bë konkretsht për riemërtimin e rrugës “Solona”, për t’u quajtur “Rruga Lata”.

20-vjeçarjaKlaudia, jetonte në Larisa të Greqisë, ajo ishte studente ekselente në Fakultetin e Mjekësisë.

Propozimi për një kujim të saj u bë nga Komisioni për Emërtimin e Rrugëve. Ky propozim do të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak të Larisës.

Klaudia ka lindur dhe u rrit në Greqi, pas emigrimit të prindërve shqiptarë atje.