
Një robot kuzhinier që shijon ushqimin
Një kuzhinier robot është trajnuar për të shijuar ushqimin në faza të ndryshme të procesit të përtypjes për të kontrolluar nëse është mjaft i kripur.
Studiuesit në Universitetin e Kembrixhit zhvilluan robotin për të imituar proceset njerëzore të përtypjes dhe shijimit.
Kjo në mënyrë që ata përfundimisht të jenë në gjendje të prodhojnë ushqim që njerëzit jo vetëm që do ta shijojnë, por gjithashtu mund të modifikohen sipas shijeve individuale.
Kur ushqimi përtypet, njerëzit vërejnë një ndryshim në shije dhe cilësi.
Roboti, i cili tashmë është trajnuar për të bërë omëletë, provoi nëntë variacione të ndryshme vezësh të fërguara dhe domate në tre faza të ndryshme gjatë përtypjes.
Grzegorz Sochacki nga Departamenti i Inxhinierisë së Kembrixhit tha se nëse robotët do të përdoren për disa aspekte të përgatitjes së ushqimit, është e rëndësishme që ata të jenë në gjendje t`i ‘shijojnë’ ato që gatuajnë.
Inxhinierët përgatitën vezë të fërguara dhe domate, duke ndryshuar numrin e domateve dhe sasinë e kripës në çdo pjatë.
Sipas studimit, ka pasur një përmirësim të ndjeshëm në aftësinë e robotëve për të vlerësuar kripën në krahasim me metodat e tjera elektronike të shijimit, të cilat shpesh kërkojnë kohë.
Një shkencëtar në prodhuesin e pajisjeve shtëpiake Beko tha se roboti mund të vëreje ndryshimin në ushqimin ndërsa përtypet, gjë që përmirëson aftësinë e tij për të shijuar.