Një raketë ra në territorin e saj, Bjellorusia proteston ndaj Ukrainës

Bjellorusia thirri në bisedë ambasadorin e Ukrainës, Dzhyhun Valery, për të protestuar kundër një rakete ukrainase të mbrojtjes ajrore që u ul pranë qytetit të Brestit në Bjellorusinë perëndimore.

Ministria e Jashtme në Minsk kërkoi nga që Ukraina që “të kryejë një hetim të plotë” dhe “të mbajë përgjegjës” personat e përfshirë.