
Një pushtim ushtarak i Ukrainës rrezikon luftën e tretë botërore
Kështu u shpreh Yulia Laputina, Ministre në detyrë për veteranët.
Tensionet e fundit në mes Moskës dhe Kievit kanë nxitur reagime të ashpëra nga G7 të cilët u shprehen se nëse Rusia sulmon ushtarakisht Ukrainën do të përballet me pasoja të rënda dhe sanksione ekonomike.
Ndërkohë liderët e Ukrainës i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që sanksionet të vendosen tani dhe jo pasi të nisë pushtimi i vëndit.
Pentagoni realizoi disa fotografime nga ajri që ndezi alarmin për luftë të mundshme, pas konstatimit të grumbullimit të mëse 200 000 forcave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainë.
Në 2014 mes shumë polemikash Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë duke shtënë në dorë bazën më të madhe ushtarake në Detin e Zi, Sevastopolin.
Komuniteti ndërkombëtar nuk e njohi pushtimin e gadishullit por Putini i injoroi protestat e tyre dhe e aneksoi përfundimisht gadishullin si pjesë të Federatës Ruse.