AlbanianEnglish

Një post parkimi i kthyer në një fermë

Një ish-kuzhinier në Australi ka shfrytëzuar një hapsirë parkimi nën tokë për ta kthyer atë në një mini-fermë të vogël urbane ku prodhohen disa lloje barishtesh dhe perimesh.

Noah Verin ka ngritur biznesin e tij Urban Green në fillim të vitit 2020 ku rriten më shumë se 40 lloje bimësh.

I diplomuar në shkencat mjedisore, ish-shefi i kuzhinës synon të zgjerojë biznesin e tij dhe të arrijë të furnizojë më shumë restorante.

Duke përdorur dritat LED dhe fibra në ndriçimin e ambjentit është arritur edhe përgjysmimi i energjisë elektrike.

Prodhimet e kësaj ferme urbane përdoren për të furnizuar disa restorante në Sydney dhe shpërndarja e këtyre produkteve bëhet nëpërmjet biçikletave elektrike.

Të githa kutitë të cilat shpërndahen për furnizimin e restoranteve janë tërësisht ekologjike.

Ish-kuzhinieri është shprehur për agjensinë e lajmeve Reuters se ai e dinte impaktin që kjo mënyrë e kultivimit të barishteve të ndryshme do të sillte në publik.

Fermat veritkale të cilat ndërtohen në ambjente të mbyllura  janë parë gjithmonë si një përgjigje ndaj krizës ushqimore.

You don't have permission to register