Një luan në fustanin e Kylie Jenner

Tashmë e dimë që kur bëhet fjalë për shfaqje mode, nuk është çudi të dëgjosh se “është vjedhur” nga Kylie Jenner. Ajo mbërriti në pistës e modës së Schiaparelli-t në Paris me një fustan të zi pa rripa prej kadifeje, të stolisur me kokën e një luani në madhësi reale, një publikim paraprak nga koleksioni i modës pranverë-verë 2023 i labelit që debutoi momente më vonë.

Koka faux hiper-realiste mbulonte tërë trupin e Jenner-it.

“E bukura dhe bisha. Faleminderit Daniel Roseberry dhe Schiaparelli këtë gjë kaq të veçantë. Më pëleu shumë të mbaja këtë vepër arti të krijuar me dorë duke përdorur materiale të prodhuara nga njeriu”, shkroi Jenner në postimin e saj në Instagram.

Kjo gjetje origjinale mblodhi reagime të shumta nga ndjekësit që e akuzuan për “lëndim ndaj kafshëve” dhe “gjueti”. Të tjerë u shprehën se paçka se është një imitim, pamja të ngjall shqetësim.

Marka Schiaparelli ka bërë të ditur në rrjetet e saj sociale se asnjë kafshë nuk është vrarë për të realizuar Inferno Couture. Leopardi, luani dhe ujkonja përfaësojnë epshin, krenarinë dhe kopracinë në alegorinë e Dante.