Një luan i lirë në rrugë terrorizon banorët në Berlin

Tanket dhe snajperët e ushtrisë janë vendosur në Berlin pasi një luan është parë duke lëvizur i lirë, me shqetësimin se mund të jetë mbajtur si një kafshë shtëpiake në pronësi private dhe ka dalë nga prona.

Fotot tregojnë makina të mëdha të blinduara dhe persona të armatosur me pushkë dhe me qetësues në qytetin gjerman. Policia mësohet se ka kontrolluar në kopshte zoologjike, parqe kafshësh, cirqe dhe strehimore kafshësh por asnjërës nuk i mungon luani i parë në rrugë.

Autoritetet këtë mëngjes paralajmëruan njerëzit në dhe përreth Kleinmachnow, Teltow dhe Stahnsdorf, pak jashtë kufijve të kryeqytetit, të qëndrojnë brenda dhe t’i marrin kafshët e tyre shtëpiake për shkak të një “kafshe të egër të arratisur”.

Alarmi u shtri më vonë në zonat jugore të qytetit dhe një mesazh doli në një aplikacion zyrtar paralajmërues për të thënë se kafsha besohet të jetë një luaneshë.

Një veteriner dhe dy gjuetarë po ndihmojnë në kërkimin e kafshës, ku janë përfshirë edhe helikopterë.