
Një libër ndryshe: Dështimet e mëdha të veprave të artit botëror
Dështimet e mëdha të veprave të artit botëror, ky është subjekti i librit më të fundit të autorit dhe publicistit të mirënjohur gjerman Dr. Thomas von Steinaecker.
Libri me titull “Fund i hapur. Libri i veprave të dështuara të artit” (Ende offen. Das Buch der gescheiterten Kunstwerke) është mirëpritur nga kritika letrare e cila e vlerëson për përqasjen e veçantë që ndërmerr autori drejt rizbulimit të artistëve të mëdhenj, parë në dritëhijet e skicave që kurrë nuk u materializuan në tablo.
Dështimi si një rrugë drejt zbulimit të vetvetes është edhe mesazhi i qendërzuar i autorit. Frymëzimi për këtë libër u mor nga filmi i mirënjohur fantashkencë i viteve 70-të ‘Dune’ i regjisorit Frank Herbert dhe Alejandro Jodorowsky.
Një pasazh nga libri:
“Wo ein Werk und die Wirklichkeit enden, beginnen unsere Phantasien und der Mythos. Der Möglichkeitstraum gehört dem Unfertigen.”
“Aty ku puna dhe realiteti mbarojnë, fillon fantazia dhe miti. Ëndrra e mundësive iu përket atyre që s’i përfundojnë ato.”
Thomas von Steinaecker është autor i pesë romaneve, disa novelave grafike dhe historisë së artit e fotografisë. Ai është publicist i mirënjohur gjerman, dhe shkruan rregullisht në mediat gjermane.