Një lajm i mirë vjen për fansat e “Joker”

Për të gjithë fansat e “Joker”, vjen një lajm i bukur, i cili ka të bëjë me vazhdimin e filmit.

Këtë lajm e ka dhënë regjisori Todd Phillips, i cili ka zbuluar se titulli për vazhdimin do të jetë “Joker: Folie à Deux”.

 

Ai në rrjetin e tij social “Instagram” ndau kopertinën e skenarit dhe njoftoi se po bashkohet sërish me skenaristin Scott Silver.

Nëntitulli në frëngjisht i filmit në përgjithësi përkthehet si “çmenduri për dy” dhe mund të nënkuptojë një mashtrim të përbashkët midis dy njerëzve.

Ndërkaq, disa media kanë hedhur dyshime që kjo mund të jetë një dalje që lidhet me partneren e Joker-it, Harley Quinn, një personazh që më parë është luajtur nga Margot Robbie.