Një krim që nuk e kreu kurrë…

Moment emocionues për Lamar Johnson, 50 vjeç nga SHBA-të i cili shpallet i pafajshëm për një vrasje që me zë të lartë e thoshte se nuk e kishte kryer kurrë, por që akuzat e lanë pas hekurave për gati 28 vite.

Së fundmi ai shpallet i pafajshëm dhe i është hedhur poshtë vendimi në gjykatën e Misurit në SHBA.

Lamar Johnson doli nga salla e gjyqit të St Louis si një njeri i lirë pas vendimit të gjykatësit David Mason. Gjykatësi dha verdiktin duke thënë se dy dëshmitarët kryesorë dhanë prova të qarta dhe bindëse se Johnson është i pafajshëm.

50 vjeçari u dënua për vrasjen e Marcus Boyd në vitin 1994.

Johnson u emocionua dukshëm kur u shpall vendimi, ndërsa mbështetësit e tij filluan të brohorisnin dhe duartrokisnin.

Vitin e kaluar, avokatja Kim Gardner kishte paraqitur një mocion duke kërkuar lirimin e Johnson pas kryerjes së një hetimi së bashku me organizatën ligjore jofitimprurëse të Projektit Innocence.

Pas seancës dëgjimore të së martës, ekipi ligjor i Johnson kritikoi zyrën e prokurorit të përgjithshëm të shtetit, i cili kishte shtyrë ta mbante atë në burg.

Marcus Boyd u qëllua për vdekje nga dy persona të maskuar në verandën e përparme të shtëpisë së Johnson në tetor të vitit 1994.

Johnson ka thënë vazhdimisht se ai nuk ishte në shtëpi kur ndodhi sulmi.

Gjyqtari Mason dha vendimin e tij pasi një dëshmitar kishte hequr dorë nga dëshmia e tij dhe një i burgosur kishte rrëfyer se ai qëlloi Boyd me një të dyshuar tjetër, Phil Campbell.

Gjatë gjykimit fillestar, Campbell u deklarua fajtor për një akuzë të reduktuar dhe u dënua me shtatë vjet burg.

*Tibo News