Një koreografe iraniane proteston nëpërmjet kërcimit

Me flokët zbuluar dhe duart e lyera me ngjyrë të kuqe, koreografja nga Irani, Parmida Ziaei, kërcen në rrugët e Seattle të SHBA-ve në mbështetje të protestave që po mbahen në vendlindjen e saj.

Së bashku me dy interpretues të tjerë ky grup ka zgjedhur të lyejë duart e tyre me gjak për të simbolizuar kështu vrasjet që po kryen sistemi totalitar duke vrarë qytetarët të cilët po protestojnë.

Balerinat kanë zgjedhur të lënë flokët e tyre zbuluar si një formë revolte dhe sfide ndaj autoriteteve iraniane.

Parmida Ziaei u largua nga Irani rreth një dekadë më parë për të ndjekur studimet universitare në SHBA.

Në rrëfimin e saj për agjensinë e lajmeve Reuters ajo tregon se gratë në Iran nuk kanë qenë në gjendje të kërcejnë në publik përgjat 43 viteve të fundit.

Irani është përfshirë nga protesta të mëdha që pas vrasjes së Mahsa Aminit, 22 vjeçares e cila humbi jetën në datë 16 shtator pasi u arrestua për mos mbajtjen e shamisë në mënyrën e duhur.

Që prej nisjes së këtyre protestave janë vrarë 344 protestues ky mes tyre 52 të mitur.

Mbi 15,820 persona të tjerë janë arrestuar. 

*TiboNews