
Një koncert në Britani mbledh 16 milionë dollarë për Ukrainën
Një koncert televiziv britanik për mbledhjen e fondeve, me yje të popit si Ed Sheeran, Camila Cabello, Nile Rodgers dhe Emeli Sande ka mbledhur 16 milionë dollarë për Ukrainën.
Snoë Patrol, Anne-Marie, Becky Hill, Gregory Porter, Paloma Faith, Tom Odell dhe The Manic Street Preachers dhanë gjithashtu kohën e tyre për shfaqjen dy-orëshe në Birmingham.
“Faleminderit shumë që erdhët,” i tha Sheeran audiencës prej 8 mijë personash dhe miliona të tjerëve në televizion.
“Është një kauzë shumë e rëndësishme dhe jam shumë i nderuar që jam këtu”.
Më pas ai iu bashkua yllit kubano-amerikan Camila Cabello, e cila tha: “Ne të gjithë po lutemi sonte për paqen dhe sigurinë e njerëzve në Ukrainë.
“Faleminderit shumë djema që jeni pjesë e kësaj iniciative super të rëndësishme për mbledhje fondesh.”