
Një jetë në mjekësi midis Shqipërisë dhe Greqisë, mjeku Vasil Llajo tregon si u gjenda pa dashur në profesionin e jetës
I lindur më 24 nëntor 1956 në Sarandë, doktor Vasil Llajo ka studiuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Mjekësisë dhe hapat e parë si mjek i hodhi në Spitalin e Sarandës, më pas ai vazhdoi ushtrimin e profesionit të tij në Markat, Finiq dhe Delvinë dhe prej vitit 1986 – 1992 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, si Shefi i Anestezisë-Reanimacionit në Departamentin e Neurokirurgjisë. Doktor Vasili, në çdo kohë dhe moment njerëzor nuk harroi kurrë të ishte një mjek i palodhur, dhe pse larg vendit ai nuk e harroi kurrë shqipërinë dhe punën në shërbim të vendlindjes.
Doktor Llajo e ka ndërtuar jetën e tij midis Greqisë dhe Shqipërisë. Në fillim të viteve ’90 nis rrugëtimin drejt vendit fqinj së bashku me bashkëshorten. Nga viti 1992 ai ushtroi profesionin e Mjekut Anestezist në Spitalin “KAT” të Athinës, një nga spitalet më të mëdhenj traumatologjik që ka Greqia.
Në dhjetor të vitit 1994, mjeku Vasil Llajo u bë nismëtari i një projekti ambicioz e të guximshëm, duke e ditur se për çfarë kishte nevojë Shqipëria, vendi ku akoma nuk ishte ndriçuar me sjelljen e një skaneri. Gjatë një vizite në qendrën Gjermane, ku prodhohen pajisje mjekësore, ndër të cilat edhe skaneri ai vendosi që ta kishte dhe Shqipëria një pajisje të tillë. Dhe nëpërmjet futjes së skanerit të parë në Shqipëri ai do të niste një epokë tjetër për vendin.
Por sa ja vlejtur i gjithë mundi dhe puna e tij ndër vite për mjekësinë shqiptare, a është vendi ynë aty ku duhet në vitin 2023?