Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga një sulm në Indonezi

Një sulm ka tronditur këtë të mërkurë Indonezinë pasi një militant islamik vrau një person dhe plagosi të paktën 10 të tjerë.

Autori tani më i identifikuar si Agus Sujatno i cili u arrestua kishte pasur edhe më parë precedent penal dhe ishte akuzuar për akte terroriste.

Masat e reja në kodin penal që u publikuan nga Indonezia përfshijnë dënime më të ashpra kundër terrorizmit dhe militantëve mysliman që kryejnë akte kriminale.

Miratimi që iu bë nga parlamenti këtij kodi të ri penal është gjykuar sipas ekspertëve si i rrezikshëm pasi mund të nxisin zemëratën e besimtarëve mysliman.

Autoritetet ndërkohë shprehen se këto masa ishin të nevojshme pasi aktet terroriste që kanë goditur qetësinë publike në vend kanë qenë të shpeshta.

Vendimi për ndryshimin e legjislacionit penal në Indonezi është kritikuar nga masa edhe për faktin se atje është vendosur tani më se seksi përpara martese është i jashtëligjshëm. 

*TiboNews