
Një grua në krye të Walt Disney pas 98 vitesh
Për herë të parë në historinë 98 vjeçare të gjigantit të argëtimit Walt Disney, është zgjedhur një grua në krye të bordit. Ajo quhet Susan Arnold 67 vjeçe, anëtare e bordit drejtues prej 14 vitesh. Susan Arnold do të zëvendësojë Bob Iger me postin e ri që e merr në fund të vitit.
Më parë ajo ka qenë shefe ekzekutive në firmën globale të investimeve Carlyle si dhe ka patur role të nivelit të lartë në disa firma amerikane.
Largimi i Iger, shënon fundin e një epoke për Disney, pasi ka mbajtur poste të larta në këtë kompani argëtimi që nga viti 1996.