
Një grua e suksesshme në sipërmarrje Anila Kalleshi, një jetë dedikuar të ushqyerit shëndetshëm
Anila Kalleshi e njohur dhe vlerësuar ndërkombëtarisht për punën dhe kontributin e saj në dietologji, së fundmi ka arritur të rrëmbejë një tjetër çmim të rëndësishëm. Viti 2022 për të ka qenë shumë i suksesshëm dhe pa dyshim që i gjithë mundi saj është vlerësuar ditë pas dite. Muaji i fundit i vitit do të ishte ndryshe për të pasi ajo u vlerësua me çmimin ‘lider botëror i biznesit’, po ashtu edhe me medaljen ‘Queen Victoria’.
Për të arritur të gjithë suksesin që ka sot sigurisht që duhet shumë punë e palodhur, por patjetër edhe mbështetja e shumë miqve dhe familjarëve. Por kujt ia dedikon Anila të gjithë suksesin e saj ndër vite?
Gjithmonë jemi mësuar të marrim këshilla nga dietologë të pyesim se çfarë është më e mira për ne, duke menduar se trupi dhe shëndeti i tyre është gjithmonë perfekt. Çfarë bën një dietolog që gjithmonë duket bukur, a ka kohë mjaftueshëm për tu kujdesur edhe për veten?
Herë pas here ajo ka qenë pjesë e eventeve ndërkombëtare duke marrë tituj dhe certifikime ntë rëdnësishëm, ndihet e kompletuar profesionalisht, por kjo nuk e ndalon të kërkojë sërish nga e nesërmja diçka të re.
Anila është gjithmonë e gatshme për t’iu përgjigjur çdo mesazhi të gjithë ndjekëse të saj dhe këtë gjë e sheh si një motiv për të vijuar përpara në punë e saj.