Një flotë makinash pa shoferë testohen në Teksas

Toyota Motor e Japonisë dhe Aurora Innovation, një kompani amerikane e specializuar në sistemet e automatizuara të drejtimit, kanë filluar testimin e flotës autonome të transportit në Teksas.

Flota do të ketë dy operatorë sigurie dhe asnjë pasagjerë.

Minibusët Sienna të Toyota-s, që ecin pa pasur nevojë për shofer do të testohen në autostrada dhe rrugë periferike.

Fillesat e automjeteve pa shoferë janë nën presion për të fituar të ardhura. Trysnia vjen edhe nga kostoja e lartë prej miliarda dollarësh investime inxhinierike.

Aurora Innovation tha se aftësia për të operuar në mënyrë të sigurt në autostradë na jep përparësi në udhëtimet popullore dhe fitimprurëse.

Rivali i Aurora-s, Waymo, i ngarkon pasagjerët e minibusëve të saj pa shofer për udhëtime në zona të kufizuara periferike.

Waymo tha se është gati t`i vendosë automjetet pa shoferë në qytetin e San Franciskos me popullsi të dendur, pa dhënë një afat kohor për nisjen.