Një duel për histori: Egnatia dhe Vllaznia për vend në finale

Sot, në stadiumin “Air Albania” ora 20:00, të gjithë priten me padurim për të ndjekur gjysëmfinalen e dytë të “Final – Four”, Egnatia vs Vllaznia.

Partizani mëson kundërshtarin e tyre për finalen e madhe, ku Egnatia dhe Vllaznia do të përplasen në një duel të shumëpritur.

Atmosfera do të jetë e nxehtë në mes të rrogozhinasve dhe shkodranëve, të dyja skuadrat të vendosura për t’u luftuar deri në fund për një vend në finale.

Njësoj si Partizani, tifozët presin me padurim për të mësuar kundërshtarin e tyre për finale. Gjithçka do të vendoset në fushën e lojës, dhe kjo ndeshje premton emocione të mëdha për të gjithë tifozët.