
Një ditë para finales së Conference League, Shqipëria mbushet me turistë
Finalja e Conference League e ka mbushur Shqipërinë plot me të huaj disa ditë para datës së ndeshjes.
Holandezë dhe italianë nuk kanë ardhur në Tiranë vetëm si tifozë, por edhe si turistë.
Ndryshe nga holandezët, italianët e njohin më mirë Shqipërinë. Por Tirana po pret edhe turistë nga shtete të tjera, vec atyre të skuadrave që luajnë në 25 maj.
Britanikët duket se kanë ndryshuar mendim për Shqipërinë gjatë kohës që po kalojnë këtu. Tifozët nuk kanë zgjedhur vetëm kryeqytetin si ndalesën e tyre, por po zbulojnë edhe historinë e Shqipërisë duke vizituar Krujën e duke shijuar ushqimin tradicional.
Por Durrësi është duke konkurruar Tiranën për numrin e tifozëve që ka tërhequr në strukturat akomoduese. Para ndeshjes, ata po shfrytëzojnë motin e mirë për të marr rrezet e para të këtij sezoni veror.
*Tibo News