Një 13-vjeçare dyshohet se u ngacmua seksualisht nga mësuesi në shkollën në Kosovë

Një 13 vjeçare nga Lipjani i Kosovës dyshohet të jetë ngacmuar seksualisht nga një mësues në shkollën shkollën “Vezir Kolshi” në fshatin Resinoc të kësaj komune. Nuk dihen shume detaje, por media të Kosovës tregojnë se

personi i dyshuar po hetohet në gjendje të lirë, pas marrjes në pyetje.

Nga organet e hetuesisë, është konfirmuar se rasti ka të bëjë me ngacmimin seksual të një 13 vjeçarje në shkollën “Vezir Kolshi”, në fshatin Resinovc të Lipjanit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur me 5 mars të këtij viti,  ndërsa në polici është kallëzuar nga prindi i vajzës.

Në njoftimin e policisë thuhet se:

“Lipjan 05.03.2024-10:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”.