Nisma e Braçes për fermerët bashkon pozitë dhe opozitë

Nisma e socialistit Erion Braçe në mbështetje të fermerëve për t’i dhënë zgjidhje pagesave të vonuara të tyre gjeti mbështetjen e të gjithë deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ekonomisë.

Propozimi parashikon vendosjen e një afati të qartë për pagesat dhe kamatëvonesa në rastet e moskryerjes në kohë të detyrimeve dhe sipas Braçes synon njëkohësisht formalizimin e tregut dhe gjithë sektorit të bujqësisë.

*Tibo News