Nisin protestat nga fermerët italian, 250 traktorë drejt Romës

Pas protestave të shumta nga fermerët francez, belgë dhe gjerman edhe fermerët italian kanë vendosur të protestojnë. Ata po protestojnë kundër politikave kombëtare dhe europiane, importevet të lira, kostove të larta dhe çmimeve të ulta të produkteve bujqësore.

Rreth 250 automjete u larguan nga zona e Valdichianës të A1 drejt Romës. Traktorët iu bashkuan protestës së organizuar nga Riscattoagricoltura, në tokë, pranë një pike në komunën e Foiano della Chiana (Arezzo).

Karvani i mjeteve bujqësore u zhvendos më pas drejt Cassia, itinerarit të zgjedhur për të mbërritur në Romë, ndërsa do të takohen edhe me mjete të tjera bujqësore.

Mbërritja në kryeqytetin italian është planifikuar për në orën 17:00. Bllokada me mjete do të bëhet në veri të Romës, në zonën e Nomentanës.

Disa demonstrues e quajtën atë “marshimi në Romë”.