Nisin protestat masive nga punonjësit në Britani

Më shumë se gjysmë milionë mësues, nëpunës civilë, shofer trenash dhe profesionist të tjerë u larguan nga puna për shkak të pagave dhe kushteve të vështira në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo nisëm është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të viteve të fundit që po ndikon në përditshmëri.

Për pasojë pothuajse të gjitha linjat hekurudhore ndërprenë shërbimin e tyre, shkollat u mbyllën dhe ushtria u detyrua të vihet në gatishmëri për të ndihmuar në pikan e kontrolleve kufitare.

Pritet që në ditët në vijim grevës ti bashkohen edhe 300.000 mësues të tjerë.

Me inflacionin që ka tejkaluar mbi 10% duke shënuar kështu nivelin më të lartë në katër dekada, Britania ka parë një valë protestash muajt e fundit në sektorë të ndryshëm.

Qeveria ka deklaruar se do të mbajë qëndrim të ashpër për sa i përket punonjësve të sektorit publik pasi një rritje page për ta do të sillte rritje të mëtejshme të inflacionit.

Deri më tani ekonomia nuk ka marrë një goditje të madhe nga veprimi industrial, por largimet kanë një ndikim politik në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak.

Sondazhet tregojnë se publiku mendon se qeveria i ka trajtuar keq grevat.

*TiboNews