Nisin grevën mijëra punonjës të ambulancave në Angli dhe Uells

Mijëra punonjësve të ambulancave në Britani kanë nisur grevën për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pagat. Anëtarët e sindikatave Unite dhe Unison,  të cilët përfaqësojnë punonjësit e ambulancave, filluan grevën në Angli dhe Uells.

Në ditët e para të shkurtit, punonjësit e ambulancave do t’i bashkëngjiten mijëra infermierëve në grevën, që pritet të jetë më e madhja e në historinë e Shërbimeve Shëndetësore Kombëtare të Britanisë. Po ashtu, në fillim të javës së kaluar, mësuesit, makinistët e trenave dhe infermierët kishin paralajmëruar  se grevat do t’i organizojnë në shkurt dhe mars.

Në Mbretërinë e Bashkuar nuk është hera e para që shërbimet e transportit apo dhe sektorë të tjerë protestojnë për të drejtat e tyre, konkretisht për paga dhe përmirësim të kushteve të punës.