Nisi regjistrimi në Universitet. Mbi 40 % kërkuan fakultetin ekonomik

Nga dita e sotme maturantët të cilët tashmë e dinë se në cilin fakultet e kanë fituar të drejtën e studimit, do të mund të regjistrohen pranë institucioneve të arsimit të lartë.

Afati i regjistrimit zgjat nga 29 gushti deri më datë 11 shtator. Dekani Dhori Kule përmes një deklarate për shtyp njofton se Fakulteti Ekonomik vazhdon të jetë ndër zgjedhjet kryesore të të rinjve si një alternativë e sigurt për punësim në të ardhmen, me mbi 40% që e kanë zgjedhur.