Nis viti i ri akademik 2022-2023

Nis ditën e sotme viti i ri akademik 2022-2023.

120 mijë studentë do t’i drejtohen universiteteve.

Rreth 19 mijë të rinj do të ulen për herë të parë në auditore për të ndjekur studimet bachelor.

Numrin më të madh të studentëve nga institucionet publike e ka Universiteti i Tiranës.

I dyti është Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ndërsa rritjen më të madhe të regjistrimeve e ka pasur Universiteti i Mjekësisë, i cili këtë viti rriti kuotat e pranimit në degën Mjekësi e Përgjithshme.

*Tibo News